Në moshën 40-vjeçare, sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë historinë e futbollit botëror.
Të martën në mbrëmje, në stadiumin ‘Puskas Arena’ të Hungarisë, Ronaldo shënoi golin e dytë për Portugalinë në një fitore emocionuese 3-2 ndaj Hungarisë.
Goli erdhi nga pika e bardhë dhe e ngriti numrin e golave të tij në 39 në kualifikueset për Kupën e Botës, duke barazuar kështu rekordin e mëparshëm të mbajtur nga Carlos Ruiz nga Guatemala.
Me katër ndeshje të mbetura – dy ndaj Irlandës, një tjetër ndaj Hungarisë dhe një përballje me Armeninë – Ronaldo duket i vendosur të thyejë rekordin dhe të konsolidojë pozicionin e tij si golashënuesi më i mirë në historinë e kualifikueseve për Kupën e Botës. /ATVLIVE.TV