Kombëtarja e Shqipërisë do të zbresë sonte në fushë, ku do të përballet me Letoninë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026”.
Kuqezinjtë janë nikoqirë të letonëve në ndeshjen që zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, e vlefshme për Grupin K.
Ekipi i drejtuar nga trajneri Sylvinho vjen pas dy barazimeve radhazi dhe synon të rikthehet te fitorja për të mbetur në garë për vendin e dytë në grup, që siguron kalimin në fazën tjetër.
Në anën tjetër, Letonia vjen nga një humbje në shtëpi ndaj Serbisë dhe kërkon të marrë një rezultat pozitiv nga kjo sfidë e vështirë në transfertë.
Lajm i mirë për trajnerin brazilian është se të gjithë lojtarët janë në dispozicion, dhe pritet që ai t’u besojë emrave më të spikatur për këtë përballje të rëndësishme./ATVLIVE.TV