spot_imgspot_img
spot_img

Kryetari i FFK-së Agim Ademi reagon pas humbjes së Kombëtares së Kosovës kundër Zvicrës

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi,ka bërë një reagim pas humbjes së Kombëtares së Kosovës kundër Zvicrës me rezultat 4:0.

Ademi në një postim në rrjetet sociale ka vlerësuar se nuk ishte nata e dardanëve,dhe thotë se skuadra duhet të nxjerrë mësime nga kjo humbje.

Nuk ishte nata jonë në Bazel. Një humbje e thellë dhe e dhimbshme për Dardanët tanë, që tregon se ende kemi punë përpara dhe se duhet të reagojmë fuqishëm në ndeshjet e ardhshme. Kjo humbje na dhemb të gjithëve, por duhet ta pranojmë se edhe netët si kjo janë pjesë e futbollit. Gjithsesi, kjo është vetëm një betejë e humbur dhe jo fundi i rrugës. Kam besim te këta djelmosha dhe sigurisht se do të nxjerrim mësime dhe do të rikthehemi më të fortë në sfidat që na presin

Përndryshe Ademi falendëroi tifozët për mbështetjen që i dhanë dardanëve në Basel,dhe shton se një përkrahje e tillë duhet të jetë edhe ndaj Suedisë ditën e hënë.

Kujtojmë që Kombëtarja e Kosovës pësoi humbje 4:0 ndaj Zvicrës,në ndeshjen e parë të kualifikimeve për botërorin 2026.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA