Për mbi tri javë, deputetët e patën të ndaluar të marrin vendime apo të ndërmarrin veprime drejt konstituimit të Kuvendit.
Prandaj këtë periudhë të masës së përkohshme, të vendosur nga Gjykata Kushtetuese, e kaluan në mënyra të ndryshme, nga takimet e brendshme politike, e deri te pushimet në bjeshkë.
Deputeti Ilir Kërçeli nga VV, tha se janë takuar si grup parlamentar dhe kanë diskutuar, duke pritur aktgjykimin e Kushtetueses.
Për pushime, i pari i Aleancës për Ardhërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ishte në bjeshkë, por këto ditë ai tha se i shfrytëzoi edhe për takime me qytetarë.
Pauzën e shfrytëzoi për pushim edhe ministri në dorëheqje i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Por pati edhe nga deputetët që thanë se nuk kanë pushuar.
Ndërkohë që nga dita e djeshme deputetetët e zgjedhur të legjislaturës së nëntë janë rikthyer në Kuvendin e Kosovës.