Në Ndërmarrjen Publike “Tregu” në Gjilan, një pjesë e punëtorëve nuk i kanë marrë ende pagat këtë muaj, ndërsa një pjese tjetër ato iu dolën me vonesë, tek të mërkurën.
Nga menaxhmenti i ndërmarrjes Tregu nuk pranuan të deklarohen para kamerës për arsyet e kësaj, por i thanë ATV-së se të gjitha pagat do të ekzekutohen së shpejti.
Ndërkaq opozita lokale në Gjilan, thotë se Tregu po keqmenaxhohet. Arbër Ismajli nga Lidhja Demokratike e Kosovës, thotë se as ai nuk i di arsyet, por shton se kjo është pasojë e keqmenaxhimit.
Punëtorët që folën me ATV-në thanë se janë të shqetësuar që nuk u ka dalë paga. Sipas tyre, një numri të vogël të punëtorëve, e konfirmuan se e kanë marrë rrogën tek këtë të mërkurë.