Piloti i Federatës Aeronautike të Kosovës, Fanol Shala, ka pranuar zyrtarisht diplomën e rekordit botëror dhe evropian, duke e ngritur lart emrin e Kosovës dhe duke e vendosur atë në majat e sportit aeronautik ndërkombëtar.
Në ceremoninë e organizuar mori pjesë edhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, i cili përgëzoi Fanolin për këtë arritje historike, duke theksuar se suksese të tilla janë dëshmi e potencialit të sportistëve tanë dhe një frymëzim i madh për gjeneratat e reja të pilotëve kosovarë.