spot_imgspot_img
spot_img

Edon Zhegrova pranë transferimit te Juventusi

Edon Zhegrova është shumë pranë një kapitulli të ri në karrierën e tij. Pas disa sezonesh mbresëlënëse në Francë me Lille, anësori shqiptar është gati të bëjë hapin e madh drejt Serie A, pikërisht te Juventusi.

Sipas gazetës “Tuttosport”, Zhegrova ka pranuar ofertën e klubit bardhezi dhe pritet të jetë përforcimi i radhës për trajnerin Igor Tudor. Shkëlqimi i tij në ndeshjen ndaj Juventusit sezonin e kaluar në Champions League ka lënë gjurmë te drejtuesit torinez, të cilët e kanë ndjekur me kujdes që atëherë.

Zhegrova vlerësohet për fleksibilitetin e tij në fushë. 26-vjeçari mund të luajë si mesfushor ofensiv, anësor apo edhe si sulmues i dytë, duke e bërë një element të vlefshëm për skemën e Tudor. Një tjetër plus është bashkëpunimi i mëparshëm me Jonathan David – sulmuesin kanadez që këtë verë iu bashkua Juventusit nga Lille – çka pritet të ndihmojë në integrimin më të shpejtë të Zhegrovës.

Marrëveshja në detaje

Drejtori sportiv i Juventusit, Damien Comolli, ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me agjentin e lojtarit, Hasan Çetinkaya, për të mbyllur detajet përfundimtare të marrëveshjes. Sipas burimeve pranë klubit, Zhegrova ka pranuar një kontratë afatgjatë me pagë vjetore rreth 2.5 milionë euro, plus bonuse.

Lille, e cila ka ende një vit kontratë me lojtarin, është e gatshme ta shesë këtë verë për të mos rrezikuar ta humbasë me parametër zero. Nga kërkesa fillestare prej 25 milionë euro, tani klubi francez është i hapur për të pranuar një ofertë në rangun e 17-18 milionë eurosh./ATVLIVE.TV

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA