Vinicius Jr. nuk do të jetë në dispozicion për dy ndeshjet e fundit të Brazilit në kualifikueset e Kupës së Botës 2026 për zonën e Amerikës së Jugut.
Ai u ndëshkua me kartonin e tretë të verdhë në fitoren 1-0 ndaj Paraguait, gjë që e pezullon automatikisht për ndeshjen ndaj Kilit më 4 shtator.
Për këtë arsye, stafi teknik ka vendosur të mos e grumbullojë as për sfidën ndaj Bolivisë më 9 shtator në El Alto, për t’i dhënë një periudhë pushimi pas një sezoni shumë të ngarkuar, ku ka zhvilluar mbi 60 ndeshje me klubin dhe kombëtaren.
Ndërkohë, Rodrygo dhe Éder Militao janë rikthyer në listën paraprake të trajnerit Ancelotti, pasi kishin munguar në grumbullimin e fundit për shkak dëmtimesh./ATVLIVE.TV