Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për zhvillimet në Veriun e Kosovës.
Për lëndimin e pjesëtarëve të KFOR’it, Rama ka thënë se përgjegjësi direkte mbajnë dhunuesit e tyre të verbër.
Më tutje, Rama ka thënë se ky është një konflikt i nevojshëm, duke shtuar cilësuar si të panevojshëm përmes secilës lëndohet Kosova.
”Lëndimi i ushtarëve të KFOR-it ngarkon me përgjegjësi të drejtëpërdrejtë dhunuesit e tyre të verbër dhe fatkeqësisht lëndon Kosovën në sytë e aleatëve e miqve të saj të pazëvendësueshëm! Sa më shumë zgjatet ky konflikt i rrezikshëm dhe i panevojshëm, aq më shumë lëndohet Kosova ka shkruar Rama në Twitter, të hënën.
“Nga ky udhëkryq ku konflikti kthehet e rikthehet çdo vit si produkt i të shkuarës, me Serbinë që ekspozon trupat në kufirin ku fuqia e saj është e barabartë me zero dhe Kosovën që ekspozon ngurrimin e saj për të finalizuar dialogun, dilet vetëm me dialog e me aleatë të fuqishëm”.
Ai i ka bërë thirrje Kosovës t’i dëgjojë me vëmendje aleatët, e të mos futet sië thotë ai “në shtegun e rrezikshëm”.
“Thirrja ime për t’i dëgjuar me vëmendje ata aleatë e për të mos u futur më thellë në shtegun jo vetëm të rrezikshëm, po edhe të kotë ku Kosova po lëndohet ndërkombëtarisht bashkë me ushtarët e KFOR-it që po lëndohen fizikisht, s’është thirrje ndërkombëtare po nevojë kombëtare”, ka mbaruar Rama.
Në Zveçan gjatë ditës ka pasur përplasje në mes protestuesve serbë dhe pjesëtarëve të KFOR’it.