Të premten në Gjakovë është arrestuar një person i cili po bashkëjetonte me një vajzë të mitur që ishte raportuar e zhdukur.
“Gjakovë 29.06.2025 – 00:30. Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i ishte duke bashkëjetuar me viktimën femër kosovare, e cila ishte raportuar si person i zhdukur”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Viktima pas intervistimit, është kthyer tek familjarët e saj, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.