BE-ja bën thirrje për ‘respekt’ pas kërcënimit të Trump për vendosjen e tarifave 50 për qind

Shefi i tregtisë i Bashkimit Europian tha se blloku 27-anëtarësh është i përkushtuar për të siguruar një marrëveshje tregtare me SHBA-në bazuar në “respekt” dhe jo në “kërcënime”.

Kjo vjen pasi presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi se do të vendosë një tarifë prej 50% për të gjitha mallrat që dërgohen në Shtetet e Bashkuara nga BE.

“BE është plotësisht e angazhuar, e përkushtuar për të siguruar një marrëveshje që funksionon për të dyja”, tha komisioneri i tregtisë së BE-së Maros Sefcovic pas një telefonate me Përfaqësuesin e Tregtisë së SHBA Jamieson Greer dhe sekretarin e tregtisë Howard Lutnick, raporton BBC.

“Tregtia BE-SHBA është e pakrahasueshme dhe duhet të udhëhiqet nga respekti reciprok, jo nga kërcënimet. Ne jemi të gatshëm të mbrojmë interesat tona”.

Më herët të premten, Trump shprehu padurim me ritmin e negociatave tregtare në vazhdim BE-SHBA, duke thënë se plani i tij për të rritur tarifat më 1 qershor ishte vendosur.

Duke postuar në platformën e tij “Truth Social”, Trump tha: “Diskutimet tona me ta (BE) nuk po shkojnë askund”, duke shtuar se nuk do të ketë tarifa për produktet e ndërtuara ose të prodhuara në SHBA.

“Unë nuk jam duke kërkuar për një marrëveshje – ne e kemi vendosur marrëveshjen”, u tha ai gazetarëve më vonë, përpara se të shtonte menjëherë se një investim i madh në SHBA nga një kompani europiane mund ta bëjë atë të jetë i hapur ndaj një vonese.

BE-ja është një nga partnerët më të mëdhenj tregtarë të Uashingtonit, duke dërguar më shumë se 600 miliardë dollarë (528 miliardë euro) mallra vitin e kaluar dhe duke blerë 370 miliardë dollarë, tregojnë shifrat e qeverisë amerikane.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA