Peci sqaron kontratën për mbetjet shtazore: Fabrika rrezikonte t’i kushtonte shtetit 10 milionë euro

Ministri i dorëhequr i Bujqësisë, Faton Peci, në emisionin CONTEXT në ATV, sqaroi në detaje kontratën dhe historikun e fabrikës për trajtimin e mbetjeve shtazore, e cila për vite të tëra qëndroi jashtë funksionit.

Ai tha se ndërtimi i fabrikës kishte nisur vite më parë, por për shkak të mosfunksionalizimit, shteti ka shpenzuar afro gjysmë milioni euro në vit vetëm për mirëmbajtje.

“Ka fillu ndërtimi i fabrikës për trajtimin e mbetjeve shtazore në kohën e Thaçi 2 dhe Isa Mustafës. Kostoja ishte 8 milionë euro. Për 7 vite pa funksion, vetëm për roje, rrymë dhe mirëmbajtje, ka pasur shpenzime vjetore prej rreth 150 mijë eurosh. Kur ia shtojmë shërbimet nga AUV dhe riparimet tjera, del që fabrika i ka kushtuar shtetit mesatarisht rreth 500 mijë euro në vit, pa prodhuar asgjë. Nëse vazhdon kështu, në 10 vjet kostoja shkon në 5 milionë euro, ndërsa në 20 vjet arrin në 10 milionë euro”, deklaroi Peci.

Sipas tij, rekomandimet për ta funksionalizuar fabrikën janë bërë vazhdimisht nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë edhe Komisionin Evropian.

“Raportet e OKB-së, ESDGJ-së, Komisionit Evropian dhe të auditorit të përgjithshëm kanë rekomanduar që ministria të ndërmarrë të gjitha veprimet për funksionalizim. Procesin e ka mbështetur edhe zëvendëskryeministri Bislimi, i cili më ka ftuar dy herë në takim bashkë me AUV dhe përfaqësues të Komisionit Evropian. Nga aty janë ofruar dy zgjidhje, e para është funksionalizimi përmes një shpalljeje publike ku do të ofertojnë kompani me përvojë, megjithëse në Kosovë nuk kemi të tilla”, tha Peci.

Deklaratën e plotë të Faton Pecit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA