“Ndeshja ndaj Gjilanit nuk ka qenë e kurdisur” – Dervisholli flet në Ekipi A

Granit Dervisholli i cili është trajner i FC Feronikeli 74, i ftuar në emisionin “Ekipi A” në ATV u shpreh mjaftë i ashpër ndaj komenteve për skuadrën e tij dhe ndeshjen e fundit ndaj Gjilanit.

“Po flasim për një klub që ka traditë. Po flasim për një klub që nuk ndalen ditë e natë t’u punu, që kjo ligë të ketë këtë emër dhe të mos biem në nivel sepse po flasim për disa lojtarë të pandalshëm dhe për motivin që e kanë dhe ju garantoj nëse vini me n’a pa se qysh punojmë nuk mundeni me na dallu se a jemi në garë për titull apo për me ra. E më shumë dhemb kur ne dëgjojmë komente si – Portieri i Feronikelit është i palëvizshëm – janë komente banale”, tha ai.

I pyetur se çfarë po ndodh në ndeshjet kur ekipi në pjesën e parë po avancon e në të dytën po pëson dhe më konkretisht për ndeshjen ndaj Gjilanit ai u shpreh:

“Koncentrimi i lojtarëve nuk mundet të jetë i njëjtë, ne po punojmë në këtë. Po na ndodh shpesh, kemi bërë një super ndeshje ndaj Dritës në pjesën e pare, e kemi humb në të dytën. Njëjtë edhe me Ballkanin e Dukagjinin. Ne i kemi 25 lojtarë por kualiteti i tyre nuk është i njejtë krahasuar me ekipet e tjera. E ndeshja ndaj Gjilanit absolutisht nuk ka qenë e trukuar. Nëse do të ndodhte një gjë e tillë edhe unë do të isha i vetëdijshëm dhe nuk do të dilja në televizor”.

Për më shumë, shikoni videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA