​Nesër padia kundër ZRRE-së për shtrenjtim të rrymës

Grupi qytetar “Asnjë Cent Më Shumë” ka njoftuar se të premten, në ora 11:00, do të dorëzojnë zyrtarisht padi kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) në lidhje me vendimin për rritjen e tarifave të energjisë elektrike.

“Padia do të dorëzohet në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Pallati i Drejtësisë. Pas dorëzimit të padisë, përfaqësues të grupit do të japin një deklaratë për media, ku do të shpjegohen bazat ligjore të padisë dhe pasojat që ky vendim i ZRRE-së po shkakton mbi mirëqenien e qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Qytetarët e Kosovës do të paguajnë 16.1% më shumë për energjinë elektrike nga data 1 maj, pasi ZRRE vendosi ngritjen më 16 prill, pavarësisht reagimeve dhe protestave të qytetarëve, raporton KosovaPress.

Por, shtrenjtimi i energjisë elektrike nuk do të zbatohet në katër komunat veriore, pasi furnizimi dhe faturimi bëhet nga kompania serbe Elektrosever, e licencuar në vitin 2022 në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

ZRRE-ja ka sqaruar se nuk përcakton tarifat për Elektrosever, pasi kjo kompani operon në bazë të një marrëveshjeje të veçantë dhe ka autonomi në caktimin e çmimeve për konsumatorët që i furnizon.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA