Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, në një lidhje përmes Skype në emisionin CONTEXT në ATV, u shpreh se është koha që partitë opozitare të marrin përgjegjësinë kushtetuese dhe të hapin rrugë për zgjedhjen e Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
Ai tha se procesi po zvarritet pa arsye të qarta dhe se Vetëvendosje e ka shumicën, por mungon vetëm një votë për të finalizuar konstituimin e institucioneve.
“Unë po shoh që këtu po tentohet me blloku ose me zhagu. Për çfarë arsye përnjëmend nuk e dihet. Nëse e din dikush, është mirë, s’paku na tregu gjithëve që mos të humbim kohë nesër. Po, po e presim deri sa të krijohen rrethanat për me zgjedhë, mirëpo kam frikës që jemi bile vonë”, tha Abrashi.
Sipas tij, partive opozitare u takon që të veprojnë në përputhje me ligjin dhe të mos e bllokojnë më tej funksionimin e Kuvendit dhe Qeverisë së re.
“Unë e uroj që nesër edhe PDK-ja, edhe LDK-ja, edhe AAK-ja kanë me reflektu karshi përgjegjësive të tyre kushtetuese ligjore edhe kanë me votu Kryetarin e Kuvendit, me i hapë rrugë zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit e pasi të kryhet krejt kjo punë, me kalu në votim të Qeverisë”, u shpreh Abrashi.
Deklaratën e plotë të Artan Abrashit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë: