Para nisjes së tentativës së katërt për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ritheksoi qëndrimin e pandryshueshëm të partisë së tij ndaj procesit, raporton ATV.
“Qëndrimet tona janë të qarta dhe nuk ndryshojnë. LDK-ja është njëra prej 15-16 partive në Kuvend. Le të gjejnë gjuhën e përbashkët të tjerët. Ne po kontribuojmë në mënyrë demokratike,” tha Abdixhiku, duke thënëse krijimi i institucioneve kërkon bashkëpunim dhe jo përjashtim.
Kreu i LDK-së tha se, nëse do të kishte 48 deputetë, ai do ta kishte formuar tashmë edhe kryesinë e Kuvendit edhe Qeverinë. Por, sipas tij, ky proces nuk duhet të kalojë përmes presionit.
“Po t’i kisha 48 deputetë, sot do ta kisha edhe Kryetarin e Kuvendit, edhe Qeverinë. Por do ta bëja pa sharje, pa kërcënime dhe pa shantazhe. Politika është diskutim, bindje dhe parim,” theksoi ai.
Zhvillimet e fundit në Kuvend i gjeni në videon më poshtë: