​PDK shkon në takimin konsultativ të partive politike

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka konfirmuar se subjekti i saj ka pranuar ftesën nga kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari, për një takim me grupet parlamentare dhe se PDK do të marrë pjesë në këtë takim, raporton KP.

Ndërsa, ka thënë se PDK dhe qytetarët presin zhbllokim të gjendjes së krijuar në Kuvend për siç u shpreh ajo “paaftësisë së VV për të krijuar shumicën”.

“Kemi marr ftesën para pak minutash sigurisht që do të shkojmë. PDK dhe po besojmë qytetarët presin zhbllokimin e gjendjes së krijuar në Kuvend si pasoj e paaftësisë së VV për të krijuar shumicën. Fatkeqësisht këto janë vetëm shqetësimet tona e shqetësimet e qytetarëve janë çmimet e larta e energjia elektrike”, ka thënë ajo.

Derisa deputeti i zgjedhur i PDK-ë, Nait Hasani, ka deklaruar se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit nuk ka as mbështetjen e plotë nga partia e saj, prandaj nuk ka arsye që PDK ta mbështesë atë.

“Ajo nuk i ka votat e partisë së vet mas pari andaj nuk kemi nevoja ta votojmë na, le ta votojnë ata të vetë një herë. Ne do të votojmë kryetarin që është konstruktiv, bashkëpunues, mirëkuptues dhe nderi i Kuvendit. Përveç Donikës dhe Albulenës të gjithë të tjerët janë të mirëpritur”, ka thënë ai.

Ndryshe, para vazhdimit të seancës, kryesuesi i seancës konstitutive, Avni Dehari i ka ftuar në takim të gjitha subjektet parlamentare. /KP

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA