Mes tensioneve, kryetari i ri i Zveçanit ka arritur të hyjë në objektin e komunës.
Peci në një prononcim për Telegrafin ka treguar se aktualisht është brenda objektit të kësaj komune. Ai tha se është dita e parë e punës së tij dhe është duke e ushtruar funksionin e tij si kryetar në këtë komunë.
Policia ka arritur ta sigurojë derpërtimin e kryetarit Ilir Peci brenda objektit.
Sot para objektit komunave veriore, janë mbledhur qytetarë serbë për të penguar hyrjen e kryetarëve të rinj. Situata është tensionuar në Zveçan, ku turma ishte më e madhe dhe pati konfrontim me Policinë.
Policia ka hedhur gaz lotsjellës për ta shpërndarë turmën, ndërkaq janë dëgjuar edhe krisma, që mediat raportojnë se ishin të shok-bombave.
Janë publikuar edhe pamjet e një veture të djegur të Policisë së Kosovës.