​Abdixhiku: LVV-ja ta kuptojë që për ta zgjedhur kryetarin duhet shumicë parlamentare

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pas dështimit të seancës konstituive tha se Lëvizja Vetëvendosje “duhet ta kuptojë se për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit duhet të kenë kompromis dhe shumicë parlamentare”.

Abdixhiku tha se LDK se në asnjë rrethanë nuk do të ketë kompromis me LVV-në.

“Lëvizja Vetëvendosje duhet të kuptojë që për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit duhet kompromis dhe shumicë sepse kështu ka vendosur qytetari i Kosovës… Natyrisht se jo, në asnjë rrethanë LDK-ja nuk gjen kompromis me LVV-në”, tha Abdixhiku.

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar arritjen e një marrëveshje politike për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Deputeti i zgjedhur, njëherësh nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca tha se ata propozojnë sërish për kryetare të Kuvendit, deputeten Albulena Haxhiu.

Mirëpo meqë e njëjta nuk ka marrë votat në seancën e kaluar, ai tha se zgjedhja e saj pa marrëveshje politike nuk duhet të hidhet sërish në votim.

Pas kësaj, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ndërpreu seancën e sotme dhe u vendos që seanca të vazhdojë të mërkurën në orën 10:00./KP

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA