Bajrami: Vetëvendosje po shkel Rregulloren, nuk ka vullnet për marrëveshje politike

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mënyrën se si po e menaxhon procesin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, duke thënë se është shkelur sërish Rregullorja e punës së këtij institucioni, raporton ATV.

Në një prononcim për gazetarët pas ndërprerjes së seancës konstituive, ajo tha se procedura është devijuar që në fillim.

“Lëvizja Vetëvendosje ishte e autorizuar vetëm të propozojë emrin e kandidatit, ndërsa duhej të procedohej menjëherë me votim,” tha ajo.

Sipas Bajramit, krahasimi që po bën Vetëvendosje mes procesit të zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit është i pasaktë.

“Kryetari përfaqëson të gjithë Kuvendin dhe jo vetëm një grup politik, ndërsa nënkryetarët janë përfaqësues të grupeve parlamentare dhe votohen në pako,” sqaroi ajo.

Duke komentuar kërkesën për kohë shtesë, Bajrami u shpreh skeptike se ka ndonjë përpjekje të sinqertë për marrëveshje.

“Nëse duan marrëveshje, duhet të ulen me partitë dhe të diskutojnë për një emër të pranueshëm. Por nëse nuk e ndryshojnë emrin e kandidatit, çfarë marrëveshjeje është kjo?” deklaroi ajo.

Bajrami shtoi duke konfirmuar qëndrimin e LDK-së: “Kemi votuar kundër dhe do të votojmë sërish kundër, si për zonjën Haxhiu, ashtu edhe për çdo kandidat tjetër të propozuar nga LVV.” /atvlive.tv

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA