Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha tha se shtatë persona janë arrestuar në dy lokacione, Kaçanik dhe Klinë, për përfshirje në vrasjen e rreshterit Muhamed Lika.
“Operacioni është zhvilluar me autorizim të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, ku gjatë këtij operacioni janë bastis nëntë lokacione, shumica prej tyre në kaçanik dhe një në Klinë. Në një fshat të Klinës. Gjatë operacionit janë arrestuar shtatë persona të dyshimtë, të cilët dyshohet që kanë marrë pjesë në planifikim dhe ekzekutimin e rreshterit tonë”, tha ai.
“Të gjithë personat janë duke u intervistuar dhe pastaj me vendim të prokurorit do të vendoset tutje për procedim penal”, tha Hoxha.
“Gjatë operacionit janë sekuestruar dy vetura, telefona celularë, disa laptopë, një armë zyrtare me 30 fishekë, maska..”.