Kusari-Lila: Ende nuk e kemi të nominuarin për kryetar të Kuvendit

Kryetarja e partisë ‘Alternativa’, Mimoza Kusari-Lila, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se ende nuk është caktuar emri i të nominuarit të tyre për kryetar të Kuvendit.

Ajo tha se përderisa nuk ka një shumicë të konfirmuar me 61 vota, çështja e kryetarit të Kuvendit mbetet ende e hapur për diskutim.

“Jo, kjo është punë në proces. Na tash, ajo si çështje e marrëveshjes politike bëhet edhe përfshihet edhe pozita e kryetarit ose kryetares së Kuvendit edhe në këtë proces. Përderisa nuk ka të formalizume asgjë, na ende nuk e kemi emrin për të nominuarin tanë për kryetar të Kuvendit, edhe kjo është e natyrshme kur nënkuptohet që në momentin kur ti nuk i ke 61 vota vetë për me formu gjegjësisht shumicën… për me pasë shumicën në Kuvend, nënkuptohet se këto e ke subjekt të trajtimit të mëtutjeshëm”, deklaroi Kusari-Lila.

Ajo përmendi edhe sfidat që kanë dalë më parë me përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë, veçanërisht rreth postit të nënkryetarit të Kuvendit dhe kërkesave për rotacion.

“Ka pak divergjenca në kërkesat se si ata i kanë parashtru para mandatarit për Qeverinë e re dhe ka qenë që e kanë pasë, për shembull, postin e nënkryetarit të Kuvendit me rotacion. Dhe jemi ballafaqu hoxhane telashe në momentin kur përfaqësues të grupit multietnik, gjegjësisht deputetë të komuniteteve joshumicë e kanë mbajtë postin dhe ka qenë legjislatura e tetë e para që ka pasë rotacion të postit. Domethënë, se nuk kanë pranu me u tërheqë… ka pasë goxha diskutime e trajtime të shumëfishta, të cilat për dikë tash mundet me thanë qytetarët: ‘Pse na po ngarkohemi me këto?’ Fatkeqësisht, proceset politike përbrenda nganjëherë kalojnë në këto hyjne, në kësi debat i cili merr edhe energji edhe merr kohë”, tha Kusari-Lila.

Deklaratën e plotë të Mimoza Kusari-Lilës në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA