“Më kërkuan 300 mijë euro”, Saranda Ramaj tregon për paditë SLAPP, thotë se e lanë pa gjumë

Në emisionin LIBERO në ATV, gazetarja hulumtuese Saranda Ramaj ka rrëfyer për herë të parë përballjen e saj me paditë SLAPP – padi që, sipas saj, bëhen për të frikësuar gazetarët.

Ajo tregoi se padia e parë, që i ishte bërë vetëm tre muaj pas fillimit të karrierës, e kishte lënë net të tëra pa gjumë.

Saranda tha se kërkesa financiare ishte aq e lartë, sa e bënte të mendonte vazhdimisht se nuk do të mund ta përballonte as për 20 vjet me rrogën e saj.

“Më janë kërkuar diku 300 mijë euro dhe dikush mund të mos e besojë, por unë krejt natën nuk kam mujt me fjetur në atë kohë. Vazhdueshëm ka pasë kohë derisa unë kam fillu me u adaptu dhe me marrë guximin me u përcaktu në karrierë. Paditë SLAPP janë padi strategjike të njerëzve në pushtet, që nuk bëhen për shpifje, por për me të tremb e me të ndalë prej raportimit. Unë tërë natën kam kalkulu, e kam ditë që në familjen time s’kam pasuri, e edhe po të kishin pasuri, s’e di a do të ma mbulonin 300 mijë euro. Mendojsha sa vite më duhet me punu për me pagu – diku njëzet e diçka vjet”, rrëfeu Saranda.

Rrëfimin e plotë të Saranda Ramajt në emisionin LIBERO, e gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA