I jepet lamtumira e fundit Haxhi Thaçit

Përgatiti: Kastriot Tahiri

Shumë qytetarë po presin në rend, për të bërë nderime para arkivolit të Haxhi Thacit, që u mbështoll me flamuj shtetëror e kombëtar.

Ndërsa për kryeshëndosh u flasin dorë më dorë, anëtarëve të familjes.

Për prindin e ish-presidentit Hashim Thaçi, u thurën lavdet më të mira, edhe në librin e zisë.

Për nderime në Skënderaj erdhën nga brenda e jashtë Kosovës, e nga të gjitha profilet.

“Është një humbje e cila bëhet edhe më rëndë sidomos për shkak të mungesës së presidentit Thaçi që nuk u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait të tij”, tha kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

“Me edukimin dhe sakrificën e tij rriti djem në shërbim të vendit. Baci Haxhi simbolizon lavdinë e të gjithë baballarëve tanë”, tha kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj.

Ata që e takuan së fundmi, thonë se Haxhiu mallin kryesor e kishte për të birin, Hashimin, që gjendet në paraburgim në Hagë.

“Burrë i urt, u vrejt në shpirtë që ka një dhimbje të madhe për djalin I mungojke”, tha një qytetar.

Pas nderimeve, varrimi i të ndjerit u bë në fshatin Burojë. Edhe këtu, u mblodhën shumë qytetarë, për t’ia dhënë lamtumirën e fundit.
Në ceremoni morën pjesë edhe pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Pavarësisht vdekjes, shokët e Thaçit do t’i kujtojnë përherë momentet me të.

Haxhi Thaci, vdiq të dielën më 16 mars, pas një sëmundjeje të rëndë.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA