Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e rëndë i cili ndodhi sot rreth orës 10:00 në të cilën humbën jetën dy vajza si dhe një tjetër ka marrë lëndime trupore në aksin rrugor Domoroc-Hodonoc të Komunës së Ranillugut.
Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, është ngritur dyshimi se nuk bëhet fjalë për vet aksident, por me aksident trafiku.
Ai tha se dyshohet se drejtuesi i kamionit i vitit të lindjes 1970 si pasojë e kthimit të pasigurt ka penguar lëvizjen e automjetit i cili ishte në tejkalim, ku drejtuesja e automjetit nga mos përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës humbë kontrollin mbi mjet në tentativë për shmangie të goditjes së kamionit dhe përfundon e rrokullisur jashtë rrugës, shkruan Telegrafi.
Po ashtu Hashani ka treguar se i dyshuari me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndalur për 48 orë gjersa trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.