PËRGATITI: DRITON SADIKU
Bizneset me qarkullim mbi 10 milionë, apo me mbi 50 të punësuar, nga 1 qershori do t’u duhet tëzgjedhin se nga do të furnizohen me energji.
Zyra e Rregullatorit të energjisë ka marrë vendim që nga gjysma e dytë e vitit, për konsumatorëtkomercial, nuk do të ketë tarifa të rregulluara.
Vetë bizneset, do të zgjedhin se nga cili furnitor do ta marrin rrymën, varësisht se me çfarë çmimi ofertojnë kompanitë e licencuara për furnizim me energji.
“Afati i fundit për ti dorëzuar dokumentacionet ose dëshmitë nga ATK-ja se a i kanë 50 punëtorëapo 10 milionë euro, është 21 marsi. Secili konsumator komercial që i përmbush njërën nga këto dy kritere automatikisht do të dal në treg tëhapur”, deklaroi Margarita Rashiti, zëdhënëse e KESCO.
E në rast se bizneset nuk e bëjnë zgjedhjen e tyre për furnizuesin e energjisë, do të mbesin pa rrymë, meqëKESCO nuk i furnizon më me tarifat e rregulluara.
Po sipas njohësve të energjisë, zor që kjo mund të Bëhet.
Liberalizimi nën këto kushte, do të ishte shumë i vështirë edhe pse ligjërisht është e obliguar kosova që ë përmbush hapat për liberalizim të tregut. por është i pamundur dhe do të ishte shumë i dëmshëm, sidomos për ato biznese që konsiderohen si konsumues të mëdhenj të energjisë”, tha eksperti i energjisë Izet Ibrahimi.
Njohësi i sektorit energjetik, Izet Ibrahimi tregon edhe pse liberalizimi i tregut të rrymës është vështirëi arritshëm në Kosovë.
“Është e pamundur për shkak se oferta për furnizim me energji në Kosovë është e kufizuar, dhe e dyta në Kosovë janë 9 komani të licencuara për furnizim me energji por vetëm një që mund ta kryej furnizimin, dhe ajo është KESCO”, shtoi tuje Ibrahimi.
Në fakt kjo qe edhe arsye kryesore pse Liberalizimi i tregut energjetik nuk ka ndodhur deri tash, ani pse kishte filluar në 2017-tën.