Presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky ka falënderuar liderët evropianë për “mbështetjen e fortë” që i kanë treguar Ukrainës që nga fillimi i luftës e deri më tani.
“Gjatë gjithë kësaj periudhe dhe javën e kaluar ju keni qëndruar me ne”, tha Zelensky teksa arriti në Samitin e Sigurisë të Këshillit Evropian në Bruksel.
“Ne nuk jemi vetëm, dhe këto nuk janë vetëm fjalë, ne e ndiejmë atë. Ju i dhatë një sinjal të fortë popullit ukrainas”, është shprehur tutje ai.