Zelensky arrin në Uashington për takimin me presidentin Trumpin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, mbrëmë vonë ka arritur në Uashington, ku pritet të zhvillojë bisedime me presidentin amerikan, Donald Trump.

Zelensky po shpreson që të sigurojë një lloj të garancive të sigurisë që do të mbështesnin ndonjë marrëveshje të paqes të negociuar me Rusinë.

Ai gjithashtu pritet të nënshkruajë një pakt që do t’i japë ShBA-së qasje në burimet ukrainase të mineraleve të rralla, raporton BBC.

Takimi i tyre vjen një ditë pasi Trumpi u takua me kryeministrin britanik, Keir Starmer. Pas bisedës me të, Trumpi parashikoi një “takim shumë të mirë” me Zelenskyn të premten më vonë.

Të mërkurën, kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, tha se në marrëveshjen preliminare me ShBA-në parashihet themelimi i një “fondi investimesh” për rindërtimin e Ukrainës.

Sidoqoftë, presidenti Zelensky tha se ishte “shumë herët për të biseduar për të holla”.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA