PËRGATITI: BESMIRE KLUNA
Dy vjet më parë Ministria e Shëndetësisë dhe Kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu nënshkruan memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Vlera e projektit ishte 1 milion e 250 mijë euro dhe afati për përfundimin e punimeve ishte caktuar viti 2025.
Mirëpo, dy vjet pas objekti i ri nuk ka filluar të ndërtohet. Derisa objekti i ri vlerësohet tejet i nevojshëm, për mosnisjen e punimeve faji i është lënë Ministrisë.
‘’Na I kemi fillu procedurat cilat janë lyp neve si QKMF takime në Ministri të Shëndetësisë me zyrtarë të cilët janë marrë me këtë punë, u kanë plani mu nda vendi edhe planin e ka hartu Ministria për ndërtimin qysh ka mu ndërtu, vendi ka qenë agjensionin pyjor të Kosovës me vendimin e re të Kryeministrit ajo është dal kompetencë direkte prej agjensionit pyjor të Kosovës në kompetencë të Kryeministrit. Në agjensinë e Menaxhimit Emergjent kem lyp pëlqim, në Kompaninë Rajonal Ujësjellësit Prishtinë, e kemi pëlqimin prej KEDS-it, e kemi marrë pëlqimin prej KRM ‘’Pastrimi’’ Ferizaj’’, deklaroi drejtori i QKMF-së në Shtime.
Por opozita në Shtime e fajëson edhe pushtetin lokal.
Por Nga Komuna e Shtimes askush nuk deshi të deklarohej për cështjen.
Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë për ATV-në tha se se ngecjet me të mëdha nga aspekti kohor për këtë projekt janë shkaktuar në fazën e tenderimit për projektim me ç ‘rast dy herë kishte ankesa ndaj lëndës në Organin Shqyrtues të Prokurimit.‘’Për realizimin e këtij projekti të ri ndërtimor, para fillimit të ndërtimit janë realizuar shumë aktivitete dhe parakushte teknike e procedurale, siç janë: Plani i veprimit, analiza e Fizibilitetit, Hartimi i Detyrës Projektuese, tenderimi dhe kontraktimi i kompanisë për hartimin e projektit, Pëlqimi për lokacionin, pëlqimet komunale, Leja ndërtimore, etj. Objekti i QKMF dhe Shërbimi i Urgjencës, është projektuar dhe është punuar dokumentacioni investivo-teknik për projektin zbatues, Siç theksuam, më datën 20 janar pritet të bëhet hapja e ofertave, pastaj procedurat rreth vlerësimit të ofertave, shpallja e fituesit, afatet ankimore dhe presim që në kohen me optimale të kontraktohet kompania punë kryese. Ekipi menaxhuese ka dhëne disa vërejtje për plotësim dhe me datën 30.08.2024 është pranuar projekti I QKMF ne Shtime’’, u përgjigjen nga ministria e Shëndetësisë.
Vlera përfundimtare e punëve rreth projektit, e tenderuar sipas projektit final nga projektuesi është mbi 3 milionë euro.