Kandidati për deputet nga LDK, Visar Azemi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se zhvillimi i industrisë dhe mirëqenia e Kosovës varen nga ngritja e kapaciteteve të reja energjetike, përmes termocentralit me gaz dhe gazifikimit për ngrohje qendrore.
Ai tha se plani i tij parashikon një ristrukturim energjetik të rëndësishëm, duke ndërtuar termocentralin me gaz dhe duke përdorur gazifikimin për sigurimin e ngrohjes qendrore.
“Gazifikimin do ta përdorim edhe për ngrohjet qendrore që do t’i bëjmë në qendrat kryesore të Kosovës. Këto ngrohje qendrore do t’i mundësojnë Kosovës ta zvogëlojë varësinë e qytetarëve të Kosovës në energji elektrike për ngrohje”, tha Azemi.
Sipas tij, ndërtimi i termocentralit me gaz do të nxisë zhvillimin ekonomik dhe do të reduktojë importet e energjisë elektrike gjatë muajve të dimrit.
“Termocentrali me gaz do të mundësojë një zhvillim të jashtëzakonshëm në katër vitet e ardhshme dhe do ta heqë prapë vartësinë nga importet energjetike që i ka Kosova në muajt e dimrit, kryesisht kur energjia elektrike është përdorur thuajse nga një numër shumë i madh për ngrohje”, tha Azemi.
Deklaratën e plotë të Visar Azemit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë: