Një grabitje e armatosur ka ndodhur në Fushë Kosovë, gjatë orëve të mbrëmjes.
Siç njofton Policia, viktima ka raportuar se derisa ka qenë në vendin e tij të punës një i dyshuar i panjohur, i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i ka grabitur 300 euro dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet përkatëse policore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.
“Fushë Kosovë 28.01.2025-20:50. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në vendin e tij të punës një i dyshuar i panjohur, i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i ka grabitur 300 euro dhe është larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet përkatëse policore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”.





