Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka njoftuar se sot përfundon afati shtesë për subjektet politike të certifikuara për zgjedhjet e 9 shkurtit, që të paraqesin vëzhguesit e tyre.
Elezi ka theksuar se afatet për akreditimin e mediave, OJQ-ve, organizatave qeveritare, ndërqeveritare, përfaqësuesve të vendeve të huaja dhe organizatave ndërkombëtare, janë duke vazhduar.
Elezi ka thënë se afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të OJQ-ve vendore do të përfundojë më 25 janar, kurse afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e mediave vendore dhe ndërkombëtare do të përfundojë më 4 shkurt.