Kandidati për deputet nga partia Fjala, Isuf Hoti, në emisionin COMPASS në ATV, tha se Kosova ka kapacitete të mëdha të thëngjillit që mund të shfrytëzohen për zhvillim ekonomik.
Hoti sugjeroi që thëngjilli mund të shndërrohet në rafineri të naftës, duke mundësuar eksport të thëngjillit dhe import të naftës.
“Cilado parti politike që merret me zhvillim ekonomik duhet mu kthy mbrapa te menaxhimi i energjisë. Kemi thëngjill, kapacitet thëngjillit për 200 vitet e ardhshme, të cilat mundemi m’i përkthy edhe në rafineri të naftës, duke bërë eksport të thëngjillit edhe import të naftës, nëse dojmë me investu mbi energjinë, se unë vij nga fshati Krushë e Madhe dhe sot është dita e fundit që ka pasë ndërprerje të rrymës edhe akoma nuk kemi menaxhim të energjisë që 25 vite”, tha Hoti.
Deklaratën e plotë të Isuf Hotit në COMPASS e gjeni në videon më poshtë: