Xhavit Haliti, kandidat për deputet nga PDK, në emisionin CONTEXT në ATV, ka ngritur shqetësime për rrezikun e manipulimit të votave në diasporë përmes kutive postale, duke kërkuar masa nga KQZ.
Haliti tha se kutitë postale në të cilat dërgohen votat e diasporës nuk janë të sigurta dhe rrezikojnë manipulime.
“Diaspora është e regjistru, kanë fillu me votu, e kanë afatin sipas ligjit, deri më datën 8 më duket e përfundojnë votimin, por ajo që është shqetësuese për mua, është votimi në ato kutitë postale si po i quajmë, sepse kutitë postale janë të vendosura në posta dhe dyert e vendeve, ku janë kutive postale, janë të hapuna krejt kohën, nuk mund të mbyllen dhe çelësat e kutisë postale i ka me siguri konsullata ose ambasada, ku votojnë njerëzit”, tha Haliti.
Ai kërkoi nga KQZ të ndërmarrë masa konkrete për të vendosur një rregull për kutitë postale ku drgohen zarfat e votave me postë.
“Rreziku për manipulim në diasporë i madhe është ky që konsulli ose ambasadori që e ka çelësin e kutisë postale mund të shkojë diku nga dy i natës dhe mund të operojë në variantin e vet. Unë mendoj që do të duhej Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me pasë parasysh këtë dhe me vendosë një rregull tek kutitë postale ku dërgohen ato zarfat me poste” tha ai.
Intervistën e plotë me Xhavit Halitin në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë: