Drejtori i Arsimit në Komunën e Skenderajt, Kastriot Duraku, në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin COMPASS në ATV, tregoi arsyen se përse kanë marrë vendim për të ndalur përdorimin e doracakëve për edukimin seksual.
Ai kërkoi nga Ministria e Arsimit që këto tekste të rishikohen dhe redaktohen.
“Pas shumë reagimeve të shumë mësimdhënësve, drejtorë shkollash dhe shumë prindërve, ka qenë faza e parë ku prindërit janë ankuar, kanë pasur shumë vërejtje ndaj doracakëve, për fat të mirë ne nuk kemi pasur lëndë zgjedhore të cilat mësimdhënësit tonë e kanë zgjedhur. Kërkojmë nga Ministria e Arsimit dhe bartësit relevantë që të rishikojnë dhe redaktohen këto doracakë si dhe çdo material tjetër i cili kontribuon në rritjen e rezultateve në këtë fushë, pasi që në këtë mënyrë mund të eliminohen dhe t’i hjekin këto keqkuptime dhe të konsiderohet interpretimi më ndryshe sa i përket zbatimit të materialeve që i kemi para nesh”, tha Duraku.
Intervistën e plotë të tij në COMPASS e gjeni në videon më poshtë: