Hamidi: Goditjen më të madhe, Vetëvendosja do ta marrë nga diaspora në zgjedhjet e 9 shkurtit

Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se në zgjedhjet 9 shkurtit, ‘goditjen’ më të madhe Lëvizja Vetëvendosje do ta marrë nga diaspora.

“Unë besoj se këtë herë, me 9 shkurt, Vetëvendosja ka me e marrë një goditje të fuqishme pikërisht prej diasporës, për faktin se nuk kanë arsye ata se pse duhet me e përkrahë Albin Kurtin, çka ka ba ky për ata. Nëse mendon se me 15 euro një karton të gjelbër që ua paguan, gabim e ka sepse janë shumë arsye tjera që nuk duhet me e votu. E para, kur vinë në Kosovë ata, veturat iu amortizohen, rruga për Podujevë nga Dheu i Bardhë, janë katastrofë. E dyta, ata që kanë shumë prona në Kosovë, ia ka shtrejtu tatimin në pronë, ata paguajnë tatim. Rryma është shtrejtu në Kosovë. Prindërit që jetojnë në Kosovë, nuk po munden me jetu me një pension. Vëllezërit dhe motrat që punojnë në administratë e polici, nuk po iu mjaftojnë paratë, ata po duhet me iu dërgu para, dhe pse mbas katër vjet qeverisje, duhet prapë me e votu”, tha Hamidi.

Më shumë detaje i gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA