Drejtori i organizatës “Polcon”, Fitim Mulolli, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se vota e diasporës përtej një numri të arsyeshëm, për të është problematike për shkak se siç thotë ai, e përcakton se kush ka me qeverisë në vend.
“Diaspora është parë që bën diferencën, do të thotë kanë qenë 7-8 për qind të votave dhe paramendoni sikur tash të vinë prapë 4 për qind të votave me postë dhe 3-4 për qind ose 5 a 6, të vijnë drejt në shkurt kur kosto e një bilete me ardhë prej Gjermanie apo Zvicrës është nën 100 euro, vinë për një vikend, voton në masë të madhe. Unë e kam një hall me këtë punë sepse në demokraci, numrat çojnë peshë. Në momentin që numri i votave të diasporës e kalon njëfar numri të arsyeshëm ose racional, ose njëfarë kuote të ndryshimit të jetës tonë në Kosovë ne që jetojmë 365 ditë të vitit këtu, atëherë mua paraqet problem, sepse në fund të fundit, demokracia reduktohet në numra, në një shumicë që ndoshta për një votë ka me qeverisë për 4 vjet ose për një pakicë që ndoshta humb për një votë, e mbesin në opozitë për katër vjet”, tha Mulolli.
Ai thotë se ka hall nëse numri i votuesve të diasporës mund të arrijë 8 a 10 për qind në rezultatin final.
“Një masë të cilët janë qytetarë tanë, do të thotë shumica kanë shku dhunshëm atje dhe kanë mbetë me e jetu atje, por prapë se prapë, me marrë vendime për jetën e qytetarëve të cilët jetojnë këtu, unë e kam një hall sepse kur vie shprehja te numri, mund të mbërrijë në 8 apo 10 për qind dhe mund ta bëjë ndryshimin në mënyrë të konsiderueshme në rezultatin total”, tha Mulolli.
Më shumë detaje i gjeni në videon më poshtë: