Analisti Arton Demhasaj, në emisionin CONTEXT në ATV, duke komentuar deklaratën e ministrës Donika Gërvalla, e cila kishte thënë se më shumë votues ka Shtuttgardi se Prizreni, tha se votuesi që jeton në Kosovë duhet me u konsideru ëm i rëndësishëm se ai që jeton jashtë vendit.
“Siç tha ministrja më i rëndësishëm Shtuttgardi se Prizreni, tash i bjen a jemi tu i mbajtë zgjedhjet e 9 shkurtit ne për me e qeverisë Prizrenin, Deçanin e Junikun e Istogun e Podujevën apo me e qeverisë Shtuttgardin, Munchenin, jo, zgjedhjet po mbahen për me e qeverisë këtë vend. Mendoj që votuesi që jeton këtu, duhet me u konsideru shumë më i rëndësishëm. Vetëvendosja është duke e anashkalu votuesin vendor”, tha Demhasaj.
Sipas tij, zgjidhja më e mirë për ta përfshirë diasporën në zgjedhje do të ishte që të caktohet një kuotë e deputetëve në Kuvendin e Kosovës nga diaspora.
“Shumë vende kanë caktu një kuotë të deputetëve për diasporën. Kuvendi i Kosovës i ka 120 deputetë, munden me u vendosë me thanë 10 deputetë i zgjedhë diaspora. Pra diaspora me u konsideru si një zonë zgjedhore, krejt listave të njerëzve që jetojnë atje, janë një zonë zgjedhore dhe ata munden me votu edhe me i zgjedhë 10 përfaqësues të tyre në Kuvendin e Kosovës, qaq munden me i zgjedhë, ka mekanizma të ndryshëm, por nuk duan”, tha Demhasaj.
Më shumë detaje i gjeni në videon më poshtë: