Shiu dhe përmbytjet rikthehen në Valencia, mijëra persona janë evakuuar në pjesë të ndryshme të Spanjës

Përgatiti: Bleta Gashi

Stuhi të forta dhe shira të rrëmbyeshëm kanë goditur sërish Spanjën bregdetare, duke bërë që mijëra njerëz të evakuohen vetëm dy javë pasi vendi përjetoi përmbytje vdekjeprurëse në Valencia dhe komunitete të tjera aty pranë.

Mbi 4,000 njerëz janë evakuuar në zonën e Malagës, sipas Antonio Sanz, drejtori i Planit të Emergjencës për Rrezikun e Përmbytjeve në Andalucia. Pesë zona pranë bregut të lumit Guadalhorce u evakuuan paraprakisht për shkak të rrezikut të tejmbushjes.

Agjencia meteorologjike spanjolle ka lëshuar paralajmërime të kuqe në rajonet e Andaluzisë dhe Katalonjës për reshje ekstreme, ku shumë rrugë u bën të pakalueshme dhe bodrumet u përmbytën në disa qytete.

Sipas agjencisë meteorologjike të vendit, në vetëm një orë ra reshje shiu gati sa për një muaj. Shiu i dendur do të vazhdojë deri në mbrëmje dhe mund të arrijë deri në 180 milimetra.

Ministria e Transportit ka njoftuar, gjithashtu, se kanë pezulluar shërbimin hekurudhor Málaga – Madrid, për shkak të akumulimit të ujit në shina, derisa edhe shkollat u mbyllën të enjten në të gjithë provincën e Malaga-s.

Edhe Zonës bregdetare të provincës së Valencias, i është lëshuar një paralajmërim i kuq i motit për të enjten. Ministri i Transportit i Spanjës, Óscar Puente, njoftoi mbylljen e të gjitha lëvizjeve jothelbësore në rrugët e Valencias e po ashtu edhe aktivitetet shkollore u pezulluan.

Vendi është ende i tronditur nga përmbytjet historike që lanë të vdekur më shumë se 220 njerëz vetëm dy javë më parë.

Më shumë se 100.000 njerëz protestuan fundjavën e kaluar në rrugët e Valencias për shkak të reagimit të ngadaltë të autoriteteve ndaj përmbytjeve.

Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA