PËRGATITI:ALMA HYSENAJ
Familjet strehuese në kryeqytet do të marrin mbështetje financiare me 50% rritje.
Propozim – vendimi për përkrahje më të madhe financiare për familjeve strehuese dhe fëmijëve të cilët qëndrojnë në strehim familjar kaloi të premten në Kuvendin Komunal.
“Duke potencuar rëndësinë e madhe që ka mbështetja dhe fuqizimi i këtyre familjeve. Ky vendim u përkrah fuqishëm nga grupi jonë i lëvizjesvetëvendosje i cili duke u mbështetur dhe fuqizuar ekstra edhe me një propozim të ri për ngritje rreth 50% të secilës kategori”, deklaroi asamblistja e LVV-së, Violeta Salihu.
Drejtoresha për Mirëqenie Sociale, Adelina Sahiti vlerëson se kjo rritje ishte e nevojshme, për shkak tënumrit të vogël të familjeve strehuese në kryeqytet.
“Ky është një vendim që ka për qëllim që të nxisëedhe familjet e tjera, sepse në kryeqytet aktualisht i kemi vetëm dy familje strehuese, dhe ne mundohemi që të shtojmë numrin e familjeve sepse edhe me ligj e kemi të obliguar të kemi tre familje strehuese”, tha ajo.
Sipas këtij vendimi, subvencionimi për familjet strehuese dhe fëmijëve në strehim familjar është rritur në 300 euro në muaj, për fëmijët me aftësi të kufizuara në strehim familjar 375 euro, ndërkaq shuma për personat mbi 18 vjeç, që nuk kanë zgjidhje tëqëndrueshme afatgjatë, e që janë në strehim familjarë është bërë 675 euro.