​“50 mijë euro për një sportist”, lansohet programi “Super sportistët”

Ministria për Kulturë, Rini e Sport sot ka lansuar programin “Super Sportistët”, në të cilin do të investohen 4 milionë euro për katër vitet e ardhshme për sportistët e rinj të sporteve olimpike.

Qëllimi i programit është rritja e numrit të normave olimpike për Lojërat Olimpike Los Angjelos 2028.

Zëvendësministrja e Ministrisë së Sportit, Daulina Osmani, me këtë rast tha se ky program iu dedikohet top sportistëve të vendit, e që në vendin tonë fatmirësisht janë të shumtë.

Ajo shtoi se programi ka për synim mbështetjen e sportistëve në rrugëtimin e tyre drejtë rezultateve kulminante, duke ndryshuar kështu praktikën e deritanishme që sportistët janë mbështetur vetëm pasi kanë fituar medalje apo kanë arritur rezultate në gara të ndryshme ndërkombëtare.

“Kjo politikë përkundër asaj parasheh mbështetjen e sportistëve përgjatë rrugëtimit të tyre drejt suksesit, një politikë që i ka munguar vendit tonë e që shpeshherë edhe barrë për prindërit, për sportistët, për klubet e federatat kështu me radhë për të gjithë ata që janë përfshirë në performancën elitarë të sportistëve tanë, e që përmes këtij programi po synomë që tani e tutje t’i tejkalojmë këto barriera të përbashkëta…Programi ka afat kohor prej 12 vitesh, i cili është i ndarë në tri faza kryesore ku synim ka rezultatet e sportistëve në Lojërat Olimpike “LA2028”, Lojërat Mesdhetare 2030”, tha Osmani.

Ndërsa, Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, theksoi se programi do të identifikojë menjëherë 20 super sportistë të cilët brenda vitit do të mbështeten me nga 50 mijë euro dhe kjo do të bëjë t mundur që Kosova në ciklet e ardhshme të Lojërave Olimpike të paraqitet me më shumë sportistë por edhe me nivel shumë më të lartë të cilësisë e kualitetit.

“Kjo mbështetje mbi të gjitha edhe financiare sepse Komiteti Olimpik i Kosovës përveç 75 bursave të cilat i ka ndarë deri më tani, sportistët e përzgjedhur do të kenë edhe një mbështetje shtesë në vlerë totale prej katër milionë eurove duke iu falënderuar fondeve të ndara nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport. Mbështetja prej katër milionë eurove për katër vit do t’iu sigurojë këtyre 20 super sportistëve një shumë prej 50 mijë euro për secilin sportist gjatë gjithë vitit”, bëri të ditur Krasniqi.

Kurse, kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi theksoi se me këtë program, po i jepet një mbështetje shumë e madhe sportistëve të rinj, duke shtuar se është e sigurt se ky program do të sjellë në pah shumë kampion në të ardhmen e afërt për sportin e Kosovës. Kelmendi rikujtoi kohën e punës së saj duke thënë se për shumë stërvitje shpenzimet i kishte paguar vet trajneri Driton Kuka.

“Unë më shumë se të gjithë sportistët tjerë e kam përjetuar se si është të ushtrosh pa kushte ose në kushte jo të mira, pa përkrahje sepse ju të gjithë e dini që deri ën vitin 2013, derisa unë jam bërë kampione botërore për të rritur pothuajse çdo garë edhe çdo përgatitje e ka paguar trajneri Driton Kuka. Fati im më i madh ën jetë është që e kam takuar Tonin dhe e kam pasur trajner…Jam shumë e sigurt që nga ky program dhe projekt voluminoz në të ardhmen do të kemi sportistë dhe kampion shumë të mëdhenj”, tha Kelmendi

I kënaqur me këtë program dhe me përkushtimin e sportit nga ana e shtetit u shpreh edhe trajneri Driton Kuka. Ai tha se ky koncept do të bëjë të mundur vazhdimësinë e sukseseve të Kosovës në sport.

“Fillimisht janë evidentuar tetë sporte të cilat janë për momentin prioritet në vendin tonë, na bazë të rezultateve, jo në bazë të preferencave tona. Gjatë rrugëtimit, patjetër që nëse ndonjë sportistë i ndonjë sporti tjetër, përveç këtyre teë sporteve tregon sukses, patjetër që do të merret parasysh. Në vitin e parë janë këto tetë sporte, nëse dikush nesër e bën një rezultat në ndonjë sport tjetër, pak na qet telashte, por në parim, në të ardhmen patjetër sepse projekti është katër vjeçar që është aprovuar e ne pretendojmë të shkojmë tutje. Lojërat Mesdhedtare në Prishtinë janë shumë me rëndësi për vendin tonë për t’u prezantuar., kështu që unë po mendoj se aty ka hapësirë gjithmoën për të ardhur ndonjë sportist tjetër për ta prezantuar vendin.”, theksoi Kuka.

Kuka ka shtuar gjithashtu se si kryesues i komisionit për identifikimin e supersportistëve do të jap kontributin e tij për të gjetur talentët më të mirë në vend, por edhe me përkushtim për shpenzimin e arsyeshëm të këtij buxheti të ndarë nga ana e Ministrisë së Sportit për këtë program.

Programi, i përpiluar nga profesionistë të fushës, nga KOK-u, MKRS dhe gazetaria sportive, udhëhiqet nga kryemjeshtri i normave dhe medaljeve të arta olimpike, Driton Kuka.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA