16.9 C
Pristina
E hënë, 20 Maj, 2024

26 vjet nga vdekja e heroit, Ilir Konushevci

Përgatiti: Armand Hoti

Ilir Konushevci, ishte i bindur se pa luftë nuk ka liri.

Ambicia për një Kosovë të lirë, bëri që ai, në pranverën e 92-ës, ta themelojë grupin “Shqiponja”, të përbërë nga dhjetë anëtarë.

Më vonë, disa nga këta burra, do t’i bashkoheshin radhëve të Ushtrisë Çlirimtare, me ftesë të komandantit Zahir Pajaziti.

“Ne si grup “Shqiponja” ishim dhjetë vet, dhjetë djem që donin lirinë. Njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare ishte Zahir Pajaziti, unë kisha lidhje të vazhdueshme me të pas kthimit sepse ishim bashkë në ushtrime. Na ka ftuar ndaras, “a jeni të gatshëm të jeni pjesë e UÇK-së, a po jo?”…Iliri ka vendosur, kemi vendosur disa prej djemve”, tha Shaip Haziri, bashkëluftëtar i Ilir Konushevcit.

Shaip Haziri e pati dëshmorin Konushevci familjar e shokë lufte. Virtyti i besnikërisë dhe atdhedashurisë, sipas Hazirit, rrezatoi në personalitetin e heroit llapjan qysh në rini.

“Si ri ka marrë iniciativa, ka qenë entuziast, ka qenë shok i mirë dhe i jashtëzakonshëm”, tha Haziri.

Në luftën çlirimtare, Konushevcit iu besuan detyra të vështira.

“Iliri ka qenë një ndër njerëzit kryesor të furnizimit, ka qenë i emëruar në kuadër të shtabit kryesor dhe ka qenë promotori kryesor për furnizimin e Ushtrisë Çlirimtare në Kosovë dhe atë punë e ka bërë me shumë përpikëri”, tha Gani Nuha, bashkëluftëtar i Ilir Konushvecit.

Heroi Konushevci u ekzekutua pikërisht në krye të detyrës, më 9 maj të 98-ës, në afërsi të Bajram Currit në territorin e Shqipërisë. Krah Konushevcit, në të shtunën kritike, u vra edhe Hazit Mala.

Vdekja e komandos fillimisht dëshpëroi luftëtarët, por më pas kjo sakrificë, u kthye në shpresë për ta.

“U mblodhëm në një dhomë të vogël dhe u menduam të tërhiqemi të gjithë njëherë kështu në vete me qetësi, por dikur e mblodhëm forcën me pesë gjashtë shokë dhe filluam prap ta vazhdojmë rrugën e komandantit sepse kështu na kishte udhëzuar ai”, tha Nuha.

Të enjten, në 26 vjetorin e vrasjes së komandant “Konushevcit”, pushtetarë e opozitarë, bënë homazhe tek varrezat në Velani të Prishtinës ku heroi Ilir Konushevci prehet në paqe.

Ish presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu e kishte shpallur zyrtarisht Ilir Konushevcin hero të Kosovës.

Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA