Kalo te përmbajtja
Të fundit

26 vjet nga masakra e Rezallës, Osmani: Nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

26 vjet nga masakra e Rezallës, Osmani: Nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën e Rezallës në 26-vjetorin e shënimit të saj, duke theksuar se nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi, raporton Gazeta Sinjali.

Osmani tha se, në një akt çnjerëzor, 98 djem dhe burra nga Rezalla dhe fshatrat përreth u ekzekutuan, ndërsa trupat e 44 prej viktimave u zhdukën për të fshehur gjurmët e gjenocidit.

Reklamë

Ajo shtoi se disa nga këto trupa u gjetën më vonë në varrezat masive në Rudnicë të Rashkës, në Serbi.

“Masakra e Rezallës ishte pjesë e një plani sistematik të shtetit serb për shfarosje , duke dëbuar me dhunë shqiptarët nga toka e tyre, nëpërmjet përndjekjes, vrasjeve masive, dhunimeve, djegieve dhe shkatërrimit. Ne nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi, sikurse as duke i kujtuar dhe nderuar përherë. Lavdi përjetë martirëve të Rezallës!” shtoi ajo.

Reklamë