1 Prilli – Çfarë është Dita e Gënjeshtrave dhe prejardhja e saj

Data 1 prill njihet në shumë vende si Dita e Gënjeshtrave.

1 Prilli, ose Dita e Gënjeshtrave, është një ditë që shënohet çdo vit më 1 prill dhe është një ditë ku njerëzit bëjnë shaka dhe gënjeshtra të pafajshme, shpesh për t’i bërë të tjerët të besojnë në diçka që nuk është e vërtetë.

Kjo ditë është e njohur në shumë kultura dhe shtete, dhe tradita e saj është shumë e popullarizuar, sidomos në media dhe në rrjetet sociale, ku shpesh publikohen lajme të gënjeshtra për të parë reagimet e njerëzve.

Një teori thotë se Dita e Gënjeshtrave ka lindur nga ndryshimi i kalendarit. Në vitin 1582, Papa Gregory XIII kaloi shumicën e vendeve nga kalendari Julian në kalendarin Gregorian, që shkaktoi një ndryshim në datat. Ata që vazhduan të festonin vitin e ri sipas kalendarit të vjetër (rreth datës 1 prill) konsideroheshin si “budallenj” dhe ishin shënjestra për shaka dhe gënjeshtra. Ky ishte një mënyrë për të ironizuar ata që nuk e kishin pranuar ndryshimin.

Një tjetër mundësi është lidhja me festat romake të pranverës, të tilla si Hilaria, që kremtohej më 25 mars dhe ishte një festë e karakterizuar nga gënjeshtrat, maskat dhe humoristike. Kjo mund të ketë ndikuar në zhvillimin e traditës së 1 prillit. Ka edhe teori që lidhen me festat dhe ritualet e lashta të natyrës, ku njerëzit organizonin festa pranverore me qëllim që të qeshnin dhe të bënin shaka, si një mënyrë për të pritur sezonin e ri dhe për të “çliruar” shpirtin nga dimri i ashpër.

Sipas shpjegimit të profesor Joseph Boskin, kjo ditë e kishte prejardhjen gjatë periudhës së sundimit të Kostantinit, kur një shakaxhi i quajtur Kugel i tha perandorit se ai mund ta drejtonte më mirë perandorinë. Kostantini e mori me të qeshur këtë gjë dhe e lejoi Kugel-in të bëhej perandor për një ditë, në datën 1 prill, të cilën Kugeli e shpalli ditën e gënjeshtrave. Ky shpjegim u publikua në vitin 1983 nga Associated Press, por kishte një problem, Boskin e kishte trilluar këtë gjë për të bërë një shaka për 1 prillin. Associated Press iu desh disa kohë që ta kuptonte që kjo ishte gënjeshtër dhe t`i kërkonte falje lexuesve.

Sot 1 prilli festohet në Europë si Dita e Gënjeshtrave dhe njerëzit bëjnë rrengje dhe shaka me njëri-tjetrin.

Cilat është gënjeshtra më e famshme e 1 Prillit?
BBC njihet për një nga këto. Në 1957, mijëra shikues besuan një raport të publikuar në gjigantin e informimit, sipas të cilit, shkencëtarët kishin zbuluar në Zvicër, pemë që prodhonin makarona. Në 2012 Louis Tomlinson i grupit muzikor One Direction, gënjeu fansat, duke u thënë se do të bëhej baba.

Shakaja më e çmendur konsiderohet ajo e një gruaje amerikane që u arrestua nga policia, pasi deklaroi se kishte vrarë burrin e saj.

Gënjeshtarët janë ata që thonë gënjeshtra, pra ata që japin informacione të rreme ose të pavërteta me qëllim të mashtrimit, shpesh për të arritur një qëllim të caktuar, si përfitim personal, për të manipuluar të tjerët, ose për të krijuar një ndikim të caktuar. Gënjeshtrat mund të jenë të vogla (si për shembull një shaka e pafajshme) ose mund të jenë më serioze dhe të dëmshme.

Një gënjeshtër mund të jetë një pretendim që nuk është i vërtetë, një deklaratë që është thënë për të krijuar një përshtypje të gabuar, ose një mashtrim që synon të fshehë të vërtetën.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA