spot_imgspot_img
spot_img

Zyrtare së shpejti? Endrick pritet të largohet nga Real Madridi në janar – drejt huazimit për më shumë minuta loje!

Sipas raportimeve të fundit nga mediat spanjolle, talenti brazilian Endrick është shumë pranë largimit nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të janarit, në formë huazimi.

Burime të afërta me klubin zbulojnë se ekziston tashmë një plan i qartë për ta huazuar 18-vjeçarin, në mënyrë që ai të marrë më shumë minuta në fushë dhe të përgatitet për objektiva madhorë, si Botërori 2026.

“Real Madrid është gati t’i japë dritën jeshile brazilianit për të provuar një kapitull të ri në karrierën e tij, për t’u forcuar dhe për t’u rikthyer më i pjekur,” – raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Endrick ka më shumë se 150 ditë pa luajtur një ndeshje zyrtare, gjë që ka ngritur shqetësime rreth ritmit të tij kompetitiv. Edhe pse ai shihet si një prej talenteve më premtues në botë, konkurrenca e madhe në skuadrën e Carlo Ancelottit ka kufizuar mundësitë e tij.

Disa klube evropiane janë tashmë në gatishmëri për të siguruar shërbimet e tij në formë huazimi. Ndër kandidatët e mundshëm përmenden Girona, Borussia Dortmund dhe Real Sociedad.

Endrick u bashkua me Real Madridin këtë verë, pas transferimit nga Palmeiras, dhe konsiderohet si “pasardhësi natyral” i Vinicius Jr., por duket se aventura e tij në “Santiago Bernabéu” do të ketë një ndalesë të përkohshme për t’i dhënë hapësirën që meriton.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA