Besnik Krasniqi shpallet “Ylli i Javës” pas golit vendimtar ndaj Ballkanit

Mbrojtësi i Dritës, Besnik Krasniqi, është shpallur “Ylli i Javës” për xhiron e nëntë të Superligës së Kosovës, pas paraqitjes së tij vendimtare në përballjen ndaj Ballkanit.
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, ia ka ndarë çmimin tradicional “Ylli i Javës” për xhiron e nëntë të këtij edicioni futbollistit të Dritës, Besnik Krasniqi.
Reklamë
Krasniqi ishte protagonist kryesor në fitoren e skuadrës gjilanase ndaj Ballkanit, duke realizuar golin e vetëm të ndeshjes në minutat shtesë dhe duke i siguruar Dritës tri pikë të rëndësishme në këtë përballje me rivalin nga Suhareka.
Me golin vendimtar dhe paraqitjen e tij gjatë takimit, Krasniqi u vlerësua si futbollisti më i dalluar i javës në elitën e futbollit kosovar.
Vlerësimi për çmimin “Ylli i Javës” është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbolli










