Kalo te përmbajtja
Të fundit

Java e 10-të në Superligë: Llapi–Drita dhe Ballkani–Prishtina, dy duele në qendër të vëmendjes

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Java e 10-të në Superligë: Llapi–Drita dhe Ballkani–Prishtina, dy duele në qendër të vëmendjes

Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 10-të, ku në program janë pesë përballje që do të zhvillohen gjatë tri ditëve, nga e shtuna deri të hënën.

Xhiroja nis të shtunën, më 17 tetor, me duelin ndërmjet Llapit dhe Dritës, që do të zhvillohet nga ora 14:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Reklamë

Të dielën, më 18 tetor, do të zhvillohen dy ndeshje: Malisheva përballet me Vushtrrinë nga ora 14:00, ndërsa Gjilani pret Feronikelin 74 nga ora 18:00.

Vëmendja kryesore pritet të jetë të hënën, më 19 tetor, kur në program është edhe një nga përballjet më interesante të kësaj jave, Ballkani – Prishtina. Ndeshja në Suharekë nis në orën 14:00, ndërsa po atë ditë, nga ora 18:00, Dukagjini përballet me Drenicën në Klinë.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’