spot_imgspot_img
spot_img

Zveçani, Leposaviqi e Zubin-Potoku nuk shpenzuan asnjë cent nga buxheti i paraparë për investime kapitale

PËRGATITI: DRITON SADIKU

Qeverisjen në Zubin Potok e mori në mes të vitit të kaluar.
Por nga qershori në dhjetor, Izmir Zeqiri nuk e bëri asnjë investim kapital në komunën që drejton.

Kësisoj buxheti i paraparë për këso investime mbeti i paprekur.

“Vitin e kaluar, për shkak të problemeve, nuk kemi mundur ta shfrytëzojmë buxhetin për investime kapitale, por na është kthyer buxheti dhe sivjet kemi në plan që muajt në vijim të fillojmë me projekte kapitale”, deklaroi Zeqiri.

Asnjë cent nga ky buxhet nuk e shpenzoi as bashkëpartiaku i tij që e qeveris Zveçanin.
Megjithatë, edhe Ilir Peci arsyetohet me kohën e shkurtër të qeverisjes atje.

“Po për arsye se e kemi marrë vonë qeverisjen dhe për atë nuk kemi mundur me investu në diçka”, tha Peci.

Por, ai thotë se nuk ka ndonjë plan se ku do të investojnë sivjet.

Buxheti i pashfrytëzuar, sipas ekonomistëve, bart edhe pasoja të tjera.

“Mos implementimi i projekteve ka ndikim negativ në zhvillimin ekonomik, në kënaqshmërinë e qytetarëve. Ne edhe ashtu kemi kënaqshmëri të ulët në atë pjesë të vendit dhe kjo besoj ka me ndiku edhe më shumë negativisht te qytetarët”, deklaroi profesori i ekonomisë, Fidan Qerimi.

Kësisoj edhe prioritetet mund të ndërrojnë nga viti në vit, veçanërisht në komunat veriore ku kryetarët mund të shkarkohen brenda një kohe të shkurtër./atvlive.tv/

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA