Kalo te përmbajtja
Të fundit

Drita ndalet në Drenas, kampioni lëshon sërish pikë në Superligë

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Drita ndalet në Drenas, kampioni lëshon sërish pikë në Superligë

Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita, ka vazhduar me rezultatet jo të mira, duke lëshuar pikë edhe në udhëtim te Drenica, në kuadër të javës së 13-të të Superligës së Kosovës.

Ndeshja e zhvilluar në Drenas përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, pavarësisht se skuadra gjilanase kishte më shumë posedim të topit.

Reklamë

Drita e nisi mirë takimin dhe kaloi në epërsi në minutën e 16-të, kur Albert Dabiqaj realizoi pas asistimit të Pëllumbit.

Megjithatë, epërsia e mysafirëve zgjati vetëm nëntë minuta. Genc Hamiti shënoi në minutën e 25-të, duke rikthyer baraspeshën në rezultat pas një aksioni të shpejtë të vendasve.

Në vazhdim, Drita kërkoi golin e fitores dhe krijoi disa raste të mira shënimi, por futbollistët e saj nuk arritën t’i konkretizonin ato. Edhe Drenica pati mundësitë e veta, por rezultati nuk ndryshoi deri në fund.

Me këtë barazim, Drita shkon në kuotën e 24 pikëve dhe vazhdon të mbajë pozitën e tretë në tabelë, ndërsa Drenica renditet në vendin e tetë me 12 pikë.

Reklamë