Kalo te përmbajtja
Të fundit

Prishtina triumfon në Vushtrri, merr tri pikë të rëndësishme dhe shkëputet në krye të tabelës

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Prishtina triumfon në Vushtrri, merr tri pikë të rëndësishme dhe shkëputet në krye të tabelës

Prishtina ka marrë tri pikë të plota në udhëtim te Vushtrria, duke triumfuar me rezultat 1-2 në kuadër të javës së 13-të të Superligës së Kosovës.

Bardhekaltrit e nisën mirë takimin dhe kaluan në epërsi në minutën e 28-të, kur Rin Ahmeti realizoi pas një aksioni të bukur.

Reklamë

Prishtina e vazhdoi dominimin edhe në pjesën e dytë, ndërsa në minutën e 49-të Assane Diatta shënoi golin e dytë, duke e dyfishuar epërsinë e skuadrës mysafire.

Vushtrria arriti të ngushtonte rezultatin në minutën e 79-të, kur Urim Statovci përfitoi nga një gabim në mbrojtjen e Prishtinës dhe realizoi për 1-2.

Megjithatë, vendasit nuk arritën të shmangnin humbjen, ndërsa Prishtina u largua nga Vushtrria me pikët e plota.

Pas kësaj fitoreje, Prishtina ngjitet në kuotën e 32 pikëve, duke krijuar një epërsi prej pesë pikësh ndaj Malishevës, ndërsa Vushtrria mbetet me vetëm tri pikë.

Reklamë